Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Liu Weimin u shpreh të mërkurën se ishulli Huangyan është territori i padiskutueshëm i Kinës.
"Kina i përmbahet qëndrimit të vendosur për mbrojtjen e sovranitetit e të tërësisë territoriale të vendit," theksoi Liu.
Njëkohësisht Kina mbetet e vendosur në zgjidhjen e problemit të ishullit Huangyan nëpërmjet konsultimeve diplomatike. (Fani/Leftion Peristeri)