Zv/ministri i jashtëm kinez, Cheng Guoping thotë se samiti pritet që të arrijë rezultate konkrete.
"Samiti i Pekinit do të identifikojë drejtimin e O.B. të Shangait dhe detyrat kryesore për dekadën e ardhshme dhe miratimin e planit strategjik për zhvillim afatmesëm", tha Cheng Guoping.
Samiti do të fokusohet tek siguria dhe çështjet ekonomike. Me vende anëtare si Kina, Rusia dhe Kazakistani, O.B. e Shangait po shqyrton mundësinë e pranimit të Afganistanit si anëtar me status vëzhguesi dhe Turqinë si partnere në dialog. (Ardi Pulaj)