Ndërhyrja ushtarake në Siri për momentin nuk është një zgjedhje e përshtatshme, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney, duke shtuar se ekziston mundësia e rritjes së "kaosit dhe masakrave".
Carney theksoi diferencën midis çështjes siriane dhe libiane. Qëndrimi i tanishëm i Shteteve të Bashkuara fokusohet tek ofrimi i ndihmës "jo vdekjeprurëse" për opozitën siriane.
Zëdhënësi theksoi se SHAB-ja dhe aleatët do të vazhdojnë presionin ndaj regjimit të Bashar al-Assadit. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)