PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kofi Annan takoi presidentin sirian Bashar al-Assad
2012-05-29 19:47:30 CRI Komenti juaj Printoni
I dërguari i përbashkët i OKB-së dhe Lidhjes Arabe Kofi Annan takoi në Damask presidentin sirian Bashar al-Assad, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.

Nuk janë raportuar detaje nga takimi, por thuhet se është diskutuar rreth planit gjashtë-pikësh të zotit Annan dhe masakrës së fundit që vrau më shumë se 100 njerëz në fshatin Houla të krahinës qendrore Homs.

Një ditë më parë, Annan u tha gazetarëve se ai pret që të ketë diskutime "serioze dhe të sinqerta" me zotin Asad.

Annan i bëri thirrje zotit Assad të përmbushë planin e tij të paqes.

Papara takimit me al-Assad, Annan takoi zëvendësministrin e Jashtëm të Sirisë Faisal Miqdad.

Miqdad e përshkroi takimin si pozitiv dhe frytdhënës.

"Ne ofruam të gjitha lehtësitë për të përmbushur dislokimin dhe shpërndarjen e Misionit të Vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në të gjithë Sirinë. Ne ofruam gjithçka të nevojshme për punën e tyre pa asnjë pengesë. Më e rëndësishmja që duhet theksuar është se Siria, gjatë kësaj kohe, nuk ka kryer as edhe një thyerje të vetme të planit të paqes të zotit Annan as edhe memorandumin e mirëkuptimit të nënshkruar midis Sirisë dhe Kombeve të Bashkuara."

Miqdad insistoi se qeveria siriane është e angazhuar të përmbushë planin e përpiluar nga Annan.

Ai ndërkohë akuzoi rebelët dhe forcat e opozitës për anashkalimin e planit.

Megjithatë, plani i paqes i Ananit duket gjithnjë e më i dobët pas masakrës në Houla ku më shumë se 100 njerëz u vranë.

Kombet e Bashkuara thanë se forcat e qeverisë siriane sulmuan me predha tankesh dhe artileri të rëndë fshatin Houla ku ndodhi masakra.

Megjithatë, OKB-ja nuk fajëson plotësisht qeverinë siriane për masakrën. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China