I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për çështjen siriane, Kofi Anan i bëri thirrje qeverisë së Damaskut të ndërmarrë veprime konkrete dhe të tregohet e sinqertë për zgjidhjen paqësore të krizës. Ai gjithashtu i kërkoi palëve të krijojnë ambietin e favorshëm për nisjen e procesit të ri politik.
Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se vendi i tij mbështet Kofi Anani dhe nxiti palët të ndalojnë menjëherë aktet e dhunës.
Ndërsa presidenti francez François Hollande zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin britanik David Kameron dhe theksoi dëshirën, që së bashku me Rusinë, të gjendet zgjidhja e krizës në Siri. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)