Në një konferencë shtypi të organizuar të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Liu Weimin u shpreh se Kina shpreson që palët e ndryshme do të tregojnë qëndrim fleksibël, do të marrin parasysh shqetësimet e njëri-tjetrit si dhe do të zgjidhin problemet nëpërmjet rrugëve të dialogut, për të rivendosur sa më parë besimin e komunitetit ndërkombëtar për natyrën paqesore të planit bërthamor të Iranit.
"Ne inkurajojmë Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore
dhe Iranin për të forcuar më tej djalogun dhe bashkëpunimin për të qartësuar shqetësimet e bashkësisë ndërkombëtare për çështjen bërthamore të Iranit," përfundoi Liu Weimin. (Du/Albana)