PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina kritikon masakrën civile në Siri
2012-05-28 19:29:41 CRI Komenti juaj Printoni

Pekini zyrtar ka shprehur indinjatë të thellë rreth vrasjes së civilëve në Siri, në qytezën Houla. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin, tha se Kina kritikon ashpër dhunën ndaj civilëve, sidomos ndaj grave e fëmijëve. Liu theksoi hetimin e plotë të ngjarjes dhe dënimin e autorëve.

"Kjo ngjarje vërteton përsëri rëndësinë e vendosjes së menjëhershme të armëpushimit në Siri. Ne nxitim palët e ndryshme të zbatojnë rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe '6 pikat' e planit paqes të të dërguarit të posaçëm Kofi Annan, për të mbrojtur qytetarët civilë, qetësuar situatën e tensionuar dhe krijimin e kushteve për zgjidhjen politike të mosmarrëveshjeve."

Këshilli i Sigurimit i OKB-së e dënoi unanimisht të dielën masakrën në qytezën Houla. Në total 114 veta humbën jetën, duke përfshirë 80 gra dhe fëmijë, përveç qindra civilëve të plagosur. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China