PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Komuniteti ndërkombëtar reagon mbi bisedimet bërthamore iraniane
2012-05-25 10:17:17 CRI Komenti juaj Printoni
Ka përfunduar të enjten në Bagdad raundi i ri i bisedimeve bërthamore të Iranit. Kryetari i delegacionit kinez dhe asistenti i ministrit të Jashtëm të Kinës Ma Zhaoxu bëri të ditur se ky raund bisedimesh ka arritur përparime të reja.

Ma Zhaoxu tha se pjesëmarrësit në bisedime zhvilluan diskutime serioze dhe pozitive mbi programin bërthamor iranian, duke paraqitur pikëpamjet dhe qëndrimet e tyre. Të gjitha palët u shprehën se janë të gatshme që të ecin përpara, për të gjetur një zgjidhje të duhur nëpërmjet dialogut.

Ma Zhaoxu shtoi se përpjekjet e palës kineze janë vlerësuar nga palët e tjera dhe Kina do të vazhdojë të angazhohet për bisedimet e paqes dhe të luajë rol konstruktiv për zgjidhjen e gjithanshme të problemit bërthamor iranian.

Ndërkohë, Bashkimi Evropian e vlerësoi pozitivisht këtë raund të bisedimeve. Kryediplomatja e BE-së Catherine Ashton u shpreh në një konferencë shtypi se këtë herë janë nisur bisedimet për hollësirat. Konkretisht, 6 superfuqitë i kanë propozuar Iranit një projekt të qartë, ndërsa pala iraniane paraqiti një plan prej 5 pikash për zgjidhjen e problemit. Ashton tha se gjatë bisedimeve, Irani dhe 6 vendet e tjera kanë treguar vulnetin e tyre për nxitjen e dialogut dhe se raundi i radhës do të zhvillohet në Moskë në mes të qershorit.

Kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore, Said Xhalili tha se bisedimet u zhvilluan me një atmosferë pozitive. Palët e ndryshme janë njohur më tej me pikëpamjet e njëra-tjetrës. Por, ai ritheksoi se Irani nuk do të heqë dorë nga e drejta për shfrytëzim paqësor të energjisë bërthamore.

(Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China