Vendet e Eurozonës po përgatiten për një largim të mundshëm të Greqisë. Këtë e bëri të ditur të mërkurën zv.kryeministri dhe ministri belg i Financave Steven Vanackere, në Bruksel.
Kjo është hera e parë që një funksionar i lartë në Eurozonë pranon në mënyrë të hapur që Eurozona po përgatitet për largimin e Greqisë.
"Ne duhet medoemos të vazhdojmë përpjekjet për të evituar largimin e Greqisë, por kjo nuk do të thotë që nuk po përgatitemi për rezultatin më të keq. Qeveria do të jetë e papërgjegjshme, nëse nuk bën parapërgatitje për një gjasë të tillë," thotë Vanackere para mediave.
Më parë, ish-kryeminitri grek Papandreu u shpreh para mediave se Greqia po e konsideron largimin nga zona e Euros. Për këtë, liderët e vendeve në Eurozonë, si presidenti francez Fracois Hollande dhe Jose Barroso shprehën dëshirën e tyre që shteti helen të qëndrojë në Eurozonë.
Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, Angel Gurria u shpreh se largimi i Greqisë nga Eurozona ndoshta është një zgjidhje e thjeshtë për krizën e borxheve në Greqi, por ky veprim është plot me rrezik dhe paqartësi. (Jiang Lei/Albana)