PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
OECD: Kriza në Eurozonë kërcënon rimëkëmbjen globale
2012-05-23 13:40:52 CRI Komenti juaj Printoni

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) me qendër në Paris deklaron se pasiguria në Eurozonë po pengon rimëkëmbjen globale.

Kryeekonomisti i OECD-së është Pier Carlo Padoan,

"Deri pak javë më parë po diskutonim se i kishim kaluar rreziqet. Pra, ekonomia botërore, por në veçanti zona e Euros, e cila mbetet zona e vetme e rrezikut për ekonominë globale, ishte larguar nga buza e greminës. Gjërat kanë nisur të përkeqësohen përsëri kohët e fundit, kështu që nuk mund të përjashtojmë zhvillimin e një skenari të ri, që mund të çojë në pasoja serioze në mbarë botën."

OECD-ja parashikon se ekonomia e 17 vendeve anëtare të Eurozonës do të tkurret me 0.1 për qind këtë vit.

Është raporti i fundit mbi ekonominë ai që pasqyron një tablo të përzjerë të ekonomisë botërore me SHBA-në dhe Japoninë me një rimëkëmbje të brishtë.

Organizata parashikon se rritja ekonomike në Kinë këtë vit do të jetë 8.2 për qind, ndërsa vitin tjetër kjo rritje do të jetë 9.3 për qind. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China