PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Parashikime pozitive për samitin e OBSh-së
2012-05-23 19:57:20 CRI Komenti juaj Printoni

Më 6 dhe 7 qershor do të mbahet në Pekin samiti i 12-të i krerëve të vendeve anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (OBSh). Mikpritës i këtij takimi do të jetë kryetari i Shtetit i Kinës Hu Jintao, ndërsa të ftuar, përveç presidentit rus Vladimir Putin dhe liderëve të vendeve të tjera anëtare të Organizatës, do të jenë edhe presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad e presidenti afgan Hamid Karzai si përfaqësues të vendeve vëzhguese të OBSh-së.

Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Cheng Guoping u shpreh se gjatë samitit do të diskutohet për tre çështje kryesore: gjendjen ndërkombëtare dhe rajonale, masat për thellimin e bashkëpunimit miqësor ndërmjet vendeve anëtare dhe zhvillimin e ardhshëm të OBSh-së.

"Parashikohet miratimi i Planit Strategjik për Zhvillimin e OBSH-së në Periudhën e Mesme, i cili synon ndërtimin e një platforme bashkëpunimi me efikasitet të lartë për të mbrojtur dhe zgjeruar interesat e përbashkët të vendeve anëtare. Kjo do të jetë hera e parë në 11 vjet që Organizata e Bashkëpunimit të Shangait do të hartojë planin e gjithanshëm strategjik për të ardhmen," tha numri dy i diplomacisë kineze.

Edhe çështjet e sigurisë, si sistemi i paralajmërimit të hershëm të përbashkët dhe mekanizmi i përballimit të krizave, do të përfshihen në bashkëpunimin e vendeve të OBSh-së në fushën ligjore. Një gjë e tillë do të përmirësojë nivelin e komunikimit dhe të aftësisë përballuese të gjendjeve të emergjencës të vendeve anëtare, për një mbrojtje më të mirë të sigurisë në Azinë Qendrore.

Në sferën ekonomike, vendet anëtare të OBSh-së do të vazhdojnë të nxitin hapjen e Bankës së Zhvillimit të OBSh-së, për krijimin e lehtësive në financimin e projekteve brenda kornizës së kësaj organizate. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China