Zv.ministri i Jashtëm i Kinës Cheng Guoping u shpreh më 23 maj në Pekin se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait nuk ka funksione ushtarake, prandaj nuk është e njëjtë dhe nuk mund të krahasohet me NATO-n.
Z. Cheng u shpreh se Organizata e Bashkëpunimit të Shangait synon mbrojtjen e paqes e të stabilitetit të rajonit dhe nxitjen e bashkëpunimit e të zhvillimit të vendeve të rajonit. Stabiliteti, bashkëpunimi dhe zhvillimi janë konsensusi i përbashkët i vendeve anëtare të kësaj organizate.(Zhan Dian/Artani)