Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh më 22 maj në Pekin se pala kineze kundërshton me vendosmëri përpjekjet e Filipineve për të tërhequr ndonjë palë të tretë të ndërhyjë në çështjen e ishullit Huangyan.
Ditët e fundit ministri i Jashtëm filipinas u shpreh se disa vende po i ndihmojnë Filipinet të krijojnë një aftësi mbrojtëse minimale të besueshme, me synim për ta pasur si një element plotësues në zgjidhjen me mjete diplomatike të mosmarrëveshjes territoriale me Kinën. Opinioni publik është i mendimit se Filipinet po kërkojnë përfshirjen e një pale të tretë, madje edhe ndërhyrje ushtarake, në problemin e ishullit Huangyan.Pala kineze gjykon se një veprim i tillë do të shkaktojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës, madje do ta tjetërsojë thelbin e problemit, ndaj e kundërshton me vendosmëri një gjë të tillë. (Vera/Artani)