Kreu i IAEA viziton Iranin
Sekretari i përgjithshëm i Angjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore (IAEA), Yukiya Amano ndodhet në kryeqytetin iranian, Teheran për të nxitur autoritetet që të vazhdojnë bashkëpunimin për zgjidhjen me bisedime të çështjes së programit bërthamor.
Kjo është vizita e parë që Yukiya Amano zhvillon në Iran, që nga koha kur u vendos në krye të IAEA-s. Ai do të bisedojë me përfaqësuesit e lartë të qeverisë, përfshirë ministrin e jashtëm dhe kryenegociatorin e Teheranit për çështjet bërthamore.
Mediat komentojnë se nëqoftëse vizita do të nxisë Iranin të arrijë një marrëveshje të re bashkëpunimi me IAEA, do t'i dërgojë një sinjal pozitiv vendeve të tjera përpara nisjes së raundit të ri të bisedimeve, që do të zhvillohet në Bagdad. (Du/ Ardi Pulaj)