Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei tha se ato janë e vetmja rrugë efektive për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit. "Pala kineze do të përpiqet së bashku me palët e tjera për të nxitur zgjidhjen e këtij problemi", tha Hong Lei.
Raundi i ri i bisedimeve midis 6 vendeve, Bashkimit Europian e Iranit për problemin bërthamor do të fillojë të mërkurën në Bagdad. Kina do të përfaqësohet në bisedime nga ndihmës-ministri i Jashtëm Ma Zhaoxu. (Fani/Leftion Peristeri)