I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan pritet të vizitojë sërish Damskun në fund të muajit. Lajmin e konfirmoi të dielën zëdhënësi i ministrisë së Jashtme të Sirisë Jihad Makdissi, duke shtuar se zoti Annan do të bisedojë rreth planit të tij të paqes.
Sekretari i përgjithshëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në fjalën e tij në hapje të Samitit të NATO-s në Çikago që filloi punimet më 20 maj tha se Aleanca është shumë e shqetësuar për situatën në Siri, por ajo nuk ka dëshirë të ndërhyjë.
Për momentin duket se zgjidhja më e përshtatshme për Sirinë është zbatimi i planit 6-pikësh, propozuar nga Kofi Annan. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)