Kryenegociatori iranian, Saed Xhalili, në prag të bisedimeve në Bagdad javën e ardhshme, thotë se Teherani shpreson në bashkëpunimin ndërkombëtar për programin bërthamor.
"Në Bagdad duhet të flasim për bashkëpunimin; të zhvillojmë bisedime që bazohen në të drejtat e iranianëve. Dua t'i them Perëndimit se strategjitë e presionit nuk funksionojnë", tha Xhalili.
Bisedimet e fundit mes Iranit dhe Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA) u mbyllën pa shënuar progres konkret. (Ardi Pulaj)