PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Barroso: "BE dëshiron që Greqia të jetë pjesë e Eurozonës"
2012-05-18 10:38:37 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso tha se Brukseli do të mbajë premtimet për Greqinë, mirëpo shpreson që edhe qeveria e Athinës ---qoftë qeveria e tanishme apo e ardhshmja---të zbatojë marrëveshjen e arritur për dhënien e ndihmës financiare.

Barroso theksoi se BE-ja respekton jo vetëm vullnetin e popullit grek, por edhe vullnetin e vendeve të Eurozonës që gjetën gjuhën e përbashkët për dhënien e ndihmës.

Komentet e tij u bënë gjatë një fjalimi në debatin e OKB-së në Nju Jork për gjendjen ekonomike dhe finaciare botërore.

Ndërkohë kompania "Fitch" uli vlerësimin për borxhet afatgjata greke në monedha të huaja nga B- në CCC, ndërsa borxhet afatshkurtra në monedha të huaja, u ulën nga B në C.

(Wang Xianya/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China