Ka kaluar mbi një vit nga fillimi i konfliktit në Siri. Megjithëse shumë vende e përkrahin planin e paqes të parashtruar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së Kofi Anan, dhuna dhe gjakderdhja në Siri nuk është ndalur.
Nga konflikti midis forcave të opozitës dhe atyre të qeverisë janë vrarë 9 mijë njerëz. OKB-ja ka dërguar 211 vëzhgues ushtarakë dhe 66 punonjës civilë të saj për të monitoruar vendosjen e armëpushimit. (Du/Leftion Peristeri)