Zgjedhjet parlamentare të zhvilluara më 7 maj në Siri janë zgjedhjet e para parlamentare pas miratimit të kushtetutës së re në shkurt të këtij viti.
Megjithëse nuk ka dalë zyrtarisht rezultati i zgjedhjeve, opinioni publik është i mendimit se rezultati nuk do të ketë surpriza, pasi partia në fuqi, Partia Socialiste Arabe Baath, do të fitojë shumicën e vendeve ndër 250 vendet parlamentare. (Fani/Albana)