Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh të mërkurën në Pekin se në situatën e tanishme, Kina shpreson që Agjencia Ndërkombtare për Energji Bërthamore (IAEA) do të forcojë dialogun e bashkëpunimin me Iranin, duke zgjidhur çështjen bërthamore të Iranit.
Sipas njoftimeve të tjera bëhet e ditur se të martën përfunduan bisedimet dyditore midis Iranit e IAEA-s. Palët përkatëse u shprehën se këto bisedime janë të favorshme dhe të dyja palët vendosën të përparojnë me bisedimet për çështjen bërthamore javën tjetër. (Çang Çuo/Albana)