Aktivistët publikuan në internet një video të sulmit. Shpërthimi ndodhi në pjesën e përparme të automjetit të parë të kolonës, duke ngritur një perde tymi dhe duke bërë që njerëzit të bërtisnin dhe të vraponin për të gjetur shpëtim.
Kreu i ekipit vëzhgues të OKB-së, gjeneralmajori Robert Mood, thotë:
"Të gjithë vëzhguesit e misionit tim janë të sigurt. Disa janë në vendin ku ndodhet ekipi i tyre, disa të tjerë janë gjetkë, por të tërë janë të sigurt dhe unë kam folur me të gjithë ata."
Sipas aktivistëve, përpara këtij sulmi forcat siriane kishin hapur zjarr në një funeral, duke vrarë rreth 20 veta. Nuk është e qartë se sa afër ishin vëzhguesit gjatë këtij incidenti.
300 vëzhgues të OKB-së pritet të mbërrijnë në Siri deri në fund të këtij muaji. (Artani)