Opozita siriane njoftoi se gjatë përleshjeve të armatosura me forcat qeveritare në Rastan, janë vrarë 23 ushtarë. Lajmi u bë i ditur të hënën nga gazeta Nju Jork Tajms.
Kjo konsiderohet si humbja më e madhe për qeverinë që nga nisja e zbatimit të planit të paqes dhe që vë në dyshim armëpushimin e propozuar nga OKB-ja.
Sipas raportimeve, Rastani tani është nën kontrollin e forcave të opozitës dhe përleshjet e armatosura vijojnë prej ditësh. Vetëm gjatë fundjavës së kaluar, qeveria tentoi ta godiste nga jashtë Rastanin, por opozita i ktheu forcat qeveritare me tanke të modelit T-62. Një luftëtar opozitar u vra gjatë konfliktit dhe tre ushtarë u plagosën. Një eksponent i opozitës shpalli marrjen nën kontroll të bazës ushtarake në Rastan dhe shtoi se 8 ushtarë u morën peng.
Komuniteti ndërkombëtar është i shqetësuar për mundësinë e përhapjes së konfliktit të armatosur nga Siria në Liban. Në disa zona ka mosmarrëveshje ndërmjet sunitëve dhe Alavitëve. Dy komunitetet u përleshën të hënën. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)