PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina Filipineve: Mos nxisni tensionet për ishullin Huangyan
2012-05-15 18:21:26 cri komenti juaj Printoni
Kina u ka kërkuar përsëri Filipineve të ndalin komplikimin e tensioneve ndërmjet dy vendeve lidhur me sovranitetin mbi ishullin Huangyan.

Hong Lei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze, shprehet:

"Pala kineze i kërkon palës filipinase të respektojë seriozisht sovranitetin territorial të Kinës dhe të ndalojë të gjitha lëvizjet që do ta zgjeronin problemin e do ta ndërlikonin gjendjen. Filipinet duhet të punojnë për ta trajtuar situatën nëpërmjet konsultimeve diplomatike, në vend që të vazhdojnë ta trazojnë opinionin publik e të japin informacione kundërthënëse."

Z. Hong e bëri këtë koment pas fjalëve të sekretarit të Jashtëm të Filipineve se vendi i tij nuk do të pajtohet me kërkesën e Kinës për të tërhequr anijet nga ujërat e ishullit Huangyan dhe do të synojë vetëm arritjen e një marrëveshjeje të përkohshme lidhur me këtë problem.

Duke filluar nga nesër Kina ka shpallur një ndalim të përkohshëm të peshkimit në detin e Kinës Jugore, duke përfshirë edhe ujërat rreth ishullit Huangyan. Zëdhënësi Hong bën të ditur se ky është një ndalim i përvitshëm që nuk ka lidhje me mosmarrëveshjen për ishullin:

"Moratoriumi për peshkimin është një masë administrative që merret nga departamenti menazhues kinez për vite me radhë për të mbrojtur burimet e peshkimit në ujërat përkatëse dhe nuk ka bëjë me incidentin për ishullin Huangyan që ende po vazhdon".

Organi mbikqyrës kinez i peshkimit paralajmëron se kujtdo që shkel ndalimin, do t'i konfiskohen varkat, do t'i merret licenca dhe do t'i vihet një gjobë deri në 50 mijë juanë. Kjo praktikë zbatohet që nga viti 1999, në përpjekje për të mbrojtur rezervat e peshkut në detin e Kinës Jugore. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China