PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE-ja vendos raundin e 15-të të sanksioneve ndaj Sirisë
2012-05-15 09:40:50 cri komenti juaj Printoni

Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së, që u mbajt të hënën, u miratua një rezolutë për vendosjen e raundit të 15-të të sanksioneve ndaj Sirisë. Edhe dy kompani e tre shtetas të tjerë sirianë do të përfshihen tashmë në listën e sanksioneve. Sipas rezolutës, BE-ja do të ngrijë pasuritë e këtyre kompanive e individëve, teksa do të pezullojë edhe dhënien e vizave për këta të fundit.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurimit Katerinë Ashton tha që sanksionet drejtohen kundër autoriteteve të Sirisë e jo civilëve të këtij vendi. Ajo i përshkroi veprimet e dhunës në Siri si "tronditëse", duke shprehur mbështetjen e BE-së për planin e të dërguarit të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan.

Përveç kësaj, Lidhja Arabe shpalli po atë ditë shtyrjen e mbledhjes së fraksioneve të opozitës siriane, që ishte vendosur të zhvillohej më 16 - 17 maj në Kajro. Data e kësaj mbledhjeje do të caktohet më vonë. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil el-Arabi i ka ftuar palët e ndryshme të opozitës siriane të marrin pjesë në këtë takim, si pjesë e përgatitjeve për një dialog të gjithanshëm ndërmjet qeverisë dhe opozitës në Siri. Lidhja Arabe thotë që do të vazhdojë kontaktet me opozitën dhe do të krijojë një atmosferë të shëndetshme për mbledhjen, për të nxitur njësimin e qëndrimeve të opozitës. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China