Irani nuk do të tërhiqet kurrë nga të drejtat bërthamore. Këtë e deklaroi presidenti iranian Mahmoud Ahmadinexhad në Khorasan Razavi të Iranit Verilindor.
"Fuqitë hegjemonike po përpiqen të pengojnë zhvillimin e Iranit dhe populli i Iranit nuk do të mashtrohet nga ata. Perëndimi duhet të kuptojë që Irani nuk do të heqë dorë asnjëherë nga të drejtat e veta," u shpreh Ahmadinexhad.
Kryenegociatori iranian për çështje bërthamore dhe sekretari i Këshillit Suprem për Sigurinë Kombëtare Said Xhalili paralajmëroi vendet perëndimore që të mos publikojnë asnjë koment jokonstruktiv në prag të raundit të radhës së bisedimeve bërthamore. Ai tha se çdo gjykim i gabuar për situatën e tanishme do të rrezikojë procesin e bisedimeve.
Ditët e fundit, disa vende perëndimore dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu publikuan një deklaratë, ku i kërkuan Iranit që të ndalojë menjëherë të gjitha aktivitetet për pasurimin e uraniumit.(Jiang Lei/Albana)