Me kërkesën e OKB-së, Kina ka dërguar gjashtë vëzhgues ushtarakë në misionin e kontrollit të armëpushimit në Siri. Më 14 maj këta vëzhgues u nisën nga Pekini për në Damask, ku do të takohen me dy vëzhguesit e parë kinezë, pjesë e misionit të paqes të OKB-së në Siri. Krahas tyre, në këtë vend ka edhe një vëzhgues të transferuar nga misioni i OKB-së në Liberi. Kështu, deri tani në Siri janë të pranishëm gjithsej nëntë vëzhgues kinezë.(Jiang Lei/Artani)