"Ne të gjithë e dimë se ishulli Huangyan është pjesë natyrore e Kinës. Ujërat detare përreth ishullit Huangyan njihen si zonë tradicionale peshkimi e Kinës. Ndaj është e paligjshme që Filipinet të zhvillojnë operacione peshkimi. Ne duhet të ruajmë sovranitetin tonë."
Zyrtari i Byrosë kineze të Administrimit të Peshkimit tha gjithashtu se Kina do të ketë një zgjidhje por problemin, në varësi të kushteve të motit.
"Ne besojmë se do të dalim me një sërë masash për administratën e Peshkimit dhe zbatimit të ligjit për anijet. Tani ne duhet të garantojmë sigurinë e anijeve tona të peshkimit. Ne jemi këtu për të mbrojtur sovranitetin dhe interesat tona. "
Ndalimi vjetor i peshkimit do të hyjë në fuqi të mërkurën dhe do të zgjasë për dy muaj e gjysmë.
Mbikëqyrësi kinez i peshkimit thotë se çdokush që do ta thyejë moratoriumin do t'i konfiskohet anija, do t'i revokohet licenca dhe do të gjobitet me 50 mijë juan.