Vjet afro 250 000 kinezë vizituan Filipinet, duke e bërë Kinën tregun e katërt për sa i përket numrit të turistëve që shkojnë në këtë vend. Megjithatë, një muaj mosmarrëveshje mbi ishullin Huangyan e ka prekur turizmin nga Kina. Aileen Clemente, kryetare e Shoqatës së Agjencive të Udhëtimit të Filipineve, shprehet:
"Ajo (Kina) është një nga tregjet e rritjes. Ata (turistët kinezë) sjellin 90 deri në 200 dollarë fitime në ditë për njeri. Pra, ekzistojnë gjasat për një humbje të mundshme."
Shumë agjenci turistike në Kinë i kanë pezulluar udhëtimet në Filipine për shkak të shqetësimeve të sigurisë. Javën e kaluar, rreth 200 veprimtarë filipinas zhvilluan një demonstratë kundërkineze në Manila. (Artani)