Teksa dy shpërthime në Damask të enjten shkaktuan 55 viktima e 372 të plagosur, komuniteti ndërkombëtar i dënoi ashpër sulmet.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së, në një deklartë, i cilësoi sulmet si terroriste dhe shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave.
Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit Victoria Nuland duke dënuar shpërthimet, i kërkoi qeverisë siriane që të zbatojë plotësisht planin e paqes të paraqitur nga Kofi Anan.
Zv/ministri i Jashtëm i Rusisë , Mihail Bogdanov ndërkohë u takua me ambasadorin e Sirisë në Moskë. Ata diskutuan për sulmet e fundit dhe situatën në Siri. Bogdanov tha se Rusia i dënon ashpër sulmet terroriste që shkaktuan dhjetra viktima në rradhët e civilëve. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)