Ditët e fundit Agjencia kineze e Lajmeve "Hsinhua" publikoi një koment lidhur me çështjen e ishullit Huangyan, ku thuhet se Filipinet e shpërfillën përmbajtjen dhe durimin e palës kineze dhe vazhduan të krijojnë probleme duke u orvatur të përfshijnë edhe faktorin ndërkombëtar në këtë çështje dhe të trazojnë masat popullore brenda vendit, duke e bërë veshin të shurdhër ndaj
propozimeve të drejta diplomatike të paraqitura nga Kina. Pala filipinase, vazhdon komenti, nuk duhet të nënvlerësojë vendosmërinë dhe aftësinë e qeverisë dhe të popullit kinez për mbrojtjen e sovranitetit territorial.
Sipas komentit, Kina ka sovranitet mbi ishullin Huangyan dhe hapësirën detare rreth tij. Ajo e ka zbuluar dhe e ka emërtuar e para këtë ishull, duke e përfshirë në territorin e vet dhe duke vendosur juridiksionin mbi të. Ndërsa të ashtuquajturat "arsye" të paraqitura nga pala filipinase janë
kontradiktore dhe të pambështetura nga ana ligjore. (Çang Çuo/Artani)