PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtypi filipinas: Qeveria e Akuinos ka bërë gabim të madh
2012-05-11 20:06:44 cri komenti juaj Printoni
Ish-zëdhënësi i presidentit të Filipineve dhe ish-ministri i Informacionit Rigoberto Tiglao botoi një artikull në numrin e 10 majit të gazetës filipinase"Daily Inquirer", ku ai komenton se është shumë e gabuar dhe qesharake që qeveria e Akuinos ia ka paraqitur problemin e ishullit Huangyan Gjykatës Ndërkombëtare të Ligjit Detar dhe që u orvat të kërkojë ndihmë nga SHBA-ja për këtë gjë. Në artikullin e tij autori shkruan se presidenti Akuino dhe zyrtarët e tij i janë ankuar gjithmonë të zemëruar tërë botës se "Kina nuk pranon zgjidhjen e konfliktit në Gjykatën Ndërkombëtare të Ligjit Detar", por ata do të befasohen kur të mësojnë se as Filipinet nuk e kanë ratifikuar plotësisht "Konventën e OKB-së për Ligjin Detar". Z. Tiglao u kërkon autoriteteve filipinase që ta lexojnë hollësisht këtë konventë, që Shtetet e Bashkuara prej të cilave ata kërkojnë ndihmë, nuk e njohin fare. (Du/Artan)
Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China