Sekretari i përgjithshëm OKB-së Ban Ki-Moon dënoi sulmin me eksploziv dhe i bëri thirrje palëve në Siri që të mbajnë premtimet e tyre mbi armëpushimin. Ban Ki-Moon gjithashtu kërkoi mbështetjen e vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët që nga 16 prilli nisën misionin e tyre.
Ndërkohë presidenti amerikan Barak Obama njoftoi se sanksionet aktuale ndaj Sirisë do të zgjaten edhe për një vit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i kërkoi edhe një herë presidentit sirian Bashar Al-Asad të largohet nga pushteti dhe të lejojë rotacionin politik. (Vera/ Ardi Pulaj)