Kina kritikoi Filipinet për nxitjen e veprimeve kundër saj dhe i kërkoi Manilës të mos dëmtojë më tej marrëdhëniet dypalëshe.
Hong Lei është zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.
"Filipinet ka nxitur popullin dhe shtetasit që jetojnë jashtë vendit të mbajnë demonstrime kundër Kinës, të cilat kanë shkaktuar reagime të fortë brenda dhe jashtë Kinës. Ne i kërkojmë palës filipinase të qartësojnë se në cilin drejtim do të zhvillojë marrëdhëniet me Kinën."
Hong shtoi gjithashtu se Kina do të vazhdojë të mbajë qëndrim diplomatik.
"Qëndrimi i Kinës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me anë të negociatave diplomatike nuk ndryshon. Ne shpresojmë se Filipinet do t'i përgjigjen shqetësimeve dhe kërkesave të Kinës, duke u kthyer në rrugën e duhur.."
Ndërkohë, ambasada e Kinës në Manila ka këshilluar qytetarët kinezë në Filipine për marrë masat e duhura. Shumë agjenci kineze udhëtimi kanë pezulluar punën pas përshkallëzimit të mosmarrëveshjeve për ishullin Huangyan.
Raportohet gjithashtu se një firmë filipinase është duke diskutuar një partneritet të mundshëm me 'China National Offshore Oil Corp.' për eksplorimin e gazit në afërsi të ishujve Nansha në Detin e Kinës Jugore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hong Lei thotë se Kina është e gatshme për të diskutuar së bashku me Filipinet zhvillimin e burimeve të gazit, por ajo është jetike për Filipinet të tregohen të sinqertë. (Leftion Peristeri)