Duke folur për marrëdhëniet mes trupit të mbikëqyrjes e qeverisë siriane, Ladsous tha se në fillim kishte divergjenca, por tani ato janë zgjidhur gradualisht.
Anëtarët e trupit të mbikëqyrjes gëzojnë liri vepruese në Siri. Ndërkohë Ladsous nënvizoi se Siria nuk ka realizuar ende armëpushim sipas 6 propozimeve të të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Anan. (Fani/Leftion Peristeri)