I dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan, nxiti qeverinë dhe opozitën siriane që të marrin situatën nën kontroll, për të shmnagur një luftë të mundshme civile.
Z. Annan tha se veprimet ushtarake në Siri janë në rënie, por palët e ndryshme në konflikt kanë vepruar kundër planit të armëpushimit, dhe niveli i dhunës është "i papranushëm".
Ai shtoi se, komuniteti ndërkombëtar është përkushtuar për vendosjen e 300 vëzhguesve të armëpushimit në Siri në fund të majit, për të dhënë më shumë kontribut për vendësit. (Zhan Dian/Albana)