I dërguari i Kinës për Lindjen e Mesme, Wu Sike ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë në rajon për të diskutuar situatën në Siri. Ai thotë se Pekini vijon të këmbëngulë në një zgjidhje politike për situatën në Siri.
"Kina ka luajtur një rol konstruktiv për të ndihmuar Sirinë që të parandalojë përshkallëzimin e situatës. Do të jetë një katastrofë nëse dështojnë përpjekjet politike dhe nëse shpërthen lufta civile", tha Wu Sike.
Diplomati kinez deri më tani ka zhvilluar takime të ndara me zyrtarë nga Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. (Ardi Pulaj)