Në prag të bisedimeve të 23 majit për programin bërthamor të Iranit të parashikuara të mbahen në Bagdad, Ministria e Jashtme në Teheran thotë se Irani nuk do të lejojë që të drejtat e tij të dëmtohen nga këto bisedime.
Bisedimet 6-palëshe të raundit të ri mbi programin bërthamor u mbajtën më 14 prill në Stamboll të Turqisë.
Të dyja palët i konsideruan bisedimet pozitive dhe konstruktive, si edhe vendosën zhvillimin e bisedimeve të radhës në më 23 maj në Bagdad të Irakut. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)