PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Dialogu Kinë-ShBA, vullnet për marrëdhënie të reja
2012-05-04 13:15:37 CRI Komenti juaj Printoni

Në raundin e ri të Dialogut Strategjik dhe Ekonomik Kinë-ShBA që nisi të enjten, u theksua vullneti i të dyja palëve për të ndërtuar marrëdhënie të reja në epokën e globalizimit ekonomik.

Në një takim me sekretaren amerikane të Shtetit Hillari Klinton dhe sekretarin e Thesarit Timoti Gajtner, bashkëdrejtues të dialogut, zv.presidenti kinez Xi Jinping vuri në dukje se konsensusi domethënës i arritur mes udhëheqësve të të dy vendeve ua ka hapur tashmë rrugën Kinës e Shteteve të Bashkuara për të eksploruar dhe për të vendosur këto lidhje të reja.

Duke pasur parasysh faktin se Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë mjaft dallime në sistemin politik, në histori, kulturë dhe zhvillimin ekonomik, tha z. Xi, të dyja vendet duhet të kenë besimin dhe vendosmërinë që e bën një hero të vërtetë të arrijë në Murin e Madh, si dhe durimin e urtësinë për të provuar të shkelin çdo gur për të kaluar lumin.

Numri dy i shtetit kinez u bëri thirrje të dy palëve që të vazhdojnë të forcojnë mirëkuptimin dhe besimin e ndërsjellë, të rritin bashkëpunimin me interes të dyanshëm, të forcojnë bashkërendimin për çështje të rëndësishme rajonale e ndërkombëtare dhe të nxitin miqësinë midis dy popujve.

"Ky vit është një vit i rëndësishëm për marrëdhëniet Kinë-SHBA," tha z. Xi, duke shprehur njëkohësisht shpresën se Shtetet e Bashkuara do të nisen gjithmonë nga situata e përgjithshme dhe afatgjatë e do të bëjnë përpjekje të përbashkëta me palën kineze për të ruajtur rritjen e shëndetshme dhe të qëndrueshme të marrëdhënieve dypalëshe.

Ndërsa znj. Hillari Klinton tha nga ana e saj se të dyja palët kanë pasur shkëmbime të thella e të sinqerta mendimesh gjatë dialogut të tanishëm strategjik e ekonomik Kinë-ShBA dhe duhet ta vazhdojnë këtë dialog, të zgjerojnë bashkëpunimin, të shtojnë besimin e ndërsjellë dhe të përballojnë së bashku sfidat e ndryshme.

Dialogu i 4-t Strategjik dhe Ekonomik Kinë-ShBA filloi të enjten në mëngjes në Pekin. Ai drejtohet bashkërisht nga zëvendëskryeministri kinez Wang Qishan dhe anëtari i Këshillit të Shtetit Dai Bingguo, përfaqësues të posaçëm të presidentit kinez Hu Jintao, dhe nga sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe sekretari i Thesarit Timoti Gajtner, përfaqësues të posaçëm të presidentit të Shteteve të Bashkuara Barak Obama.

Dialogu Strategjik dhe Ekonomik kino-amerikan është krijuar në vitin 2009. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China