Lidhja do të punojë për vendosjen e paqes dhe zgjidhjen e krizës së tanishme. Ajo thekson strategjinë e reformimit paqësor dhe demokratik të Sirisë.
Në të tjera zhvillime; të mërkunën ndihmës-sekretari amerikan i Thesarit që përgjigjet edhe për çështjet e financimit terrorist dhe krimeve financiare Daniel Glaser, njoftoi një turne vizitash në Lindjen e Mesme. Sipas një njoftimi ai do të qëndrojë në Arabinë Saudite, Kuvajt, Katar, Izrael dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. (Du/Leftion Peristeri)