PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kreu i misionit vëzhgues kërkon ndaljen e dhunës në Siri
2012-04-30 18:44:00 cri komenti juaj Printoni

Kryetari i misionit vëzhgues të OKB-së në Siri, gjeneralmajori norvegjez Robert Mud, bëri thirrje të dielën në kryeqytetin sirian Damask që palët e ndryshme në vend të ndalin dhunën, me qëllim që të vihet në jetë me sukses plani i të dërguarit të posaçëm të OKB-së dhe Lidhjes Arabe për krizën siriane Kofi Anan.

Z. Mud tha se vendosja e 300 vëzhguesve ndërkombëtarë në Siri është e vështirë dhe se deri më tani vetëm 15 anëtarë të misionit që ai drejton, kanë nisur punën. Por ai bëri të ditur se gjatë ditëve në vijim numri i vëzhguesve do të shumëfishohet.

Më 27 prill sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun emëroi Robert Mudin kryevëzhgues ushtarak dhe kryetar të misionit vëzhgues në Siri. Qeveria siriane ra dakord me këtë vendim të OKB-së, por nuk pranoi vëzhgues nga vendet që kanë shpallur publikisht se do të ofrojnë armë dhe fonde për opozitën. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China