Lidhja Arabe organizon takimin e opozitës siriane
Të enjten u zhvillua në Kajro mbledhja e posaçme e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Lidhjes Arabe, ku u vendos që të ngarkohet sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Nabil el-Arabi të ftojë fraksionet e ndryshme opozitare siriane të zhvillojnë një takim më 16 maj po në Kajro, me qëllim përgatitjen për dialogun e gjithanshëm politik midis qeverisë siriane dhe opozitës. Lidhja Arabe dënoi dhunën dhe vrasjen e banorëve të thjeshtë dhe, në të njëjtën kohë, theksoi se përkrah plotësisht ndërmjetësimin e të dërguarit të posaçëm të OKB-së Kofi Anan. Ajo kërkoi gjithashtu nga qeveria siriane të zbatojë në mënyrë të menjëhershme e të plotë propozimin prej gjashtë pikash të z. Anan. (Du/Artani)