PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Shtohen dhuna dhe sulmet në Siri
2012-04-26 19:29:40 cri komenti juaj Printoni

Numri i vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara në Siri është në rritje.

Vëzhguesit më të fundit që kanë ardhur janë nga Kina, Indonezia dhe Gana.

Zhang Fu është një prej vëzhguesve kinezë në Siri.

"Ne do të ndjekim marrëveshjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Për ne, ky është një mision i vështirë dhe do të bëjmë më të mirën tonë për të kapërcyer të gjitha vështirësitë dhe ta bëjmë punën mirë."

Neeraj Singh është kreu i misionit të vëzhgimit të OKB-së

"Ne kemi katër vëzhgues të rinj ushtarak që janë bashkuar me ekipin gjatë natës. Në total kemi 15 vëzhgues ushtarakë dhe presim që gjatë ditës në vazhdim të bashkohen më shumë vëzhgues."

Vëzhguesit e OKB-së po kryejnë patrullime të rregullta në shumë qytete siriane.

Megjithatë, sulmet me bomba në Siri janë shtuar.

Në incidentin e fundit, 16 persona kanë mbetur të vrarë nga një shpërthim në

provincën qendrore të Sirisë, Hama.

Në të njëjtën kohë, qeveria siriane ka raportuar një shtim të vrasjeve dhe rrëmbimeve të oficerëve ushtarakë të Sirisë.

Ndërkohë, opozita pretendon se forcat qeveritare kanë rifilluar granatimet pak orë pasi vëzhguesit e OKB-së përfunduan turin e tyre.

Ndërkohë, Franca është duke sugjeruar që Këshilli i Sigurimit duhet të konsiderojë përdorimin e forcës në Siri, nëse plani për paqe i OKB-së dështon të ndalojë dhunën në vend. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China