I dërguari i posaçëm i Lidhjes Arabe dhe OKB-së për Sirinë Kofi Annan e quajti të papranueshëm mos përmbushjen e detyrimeve nga qeveria e Damaskut. Zëdhënësi i zotit Annan, Ahmad Fawzi, deklaroi të martën se qeveria siriane nuk po i përmbahet plotësisht armëpushimit dhe kjo sipas tij është e papranueshme.
Fawzi shtoi se OKB-ja i bëri thirrje Damaskut t'i përmbahet plotësisht premtimit për armëpushim, duke tërhequr trupat dhe armatimet e rënda nga zonat me përqendrim të popullsisë.
Qeveria siriane njoftoi pranimin e kërkesave të OKB-së, por siç rezulton nga fotografimet satelitore dhe informacionet e besueshme nga terreni, armëpushimi nuk është vendosur plotësisht. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)