Një grup vëzhguesish të OKB-së, përfshirë dy kinezë, mbërriti të martën në kryeqytetin sirian, Damask. Më parë ata ishin vendosur në pjesën jugore të Libanit, në kuadër të misionit të Kombeve të Bashkuara.
Sipas njoftimeve të mediave siriane, numri i vëzhguesve ndërkombëtarë në Siri tani arriti në 15.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi më 14 prill një rezolutë, sipas së cilës ekipi i monitoruesve në Siri, i përbërë nga 30 anëtarë joushtarake, do t'i paraprijë misionit të plotë të vëzhguesve që pritet të vendoset në vend. (Çang Çuo/ Ardi Pulaj)