Lidhja Arabe përshëndeti vendimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për krijimin e grupit të vëzhguesve mbi Sirinë. Sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe Nabil El-Araby kërkoi të dielën nga Kajro arritjen e armëpushimit mes palëve me ndërmjetësimin e grupit të punës.
Për sa i përket çështjes së njohjes së opozitës siriane, z.Araby ritheksoi qëndrimin e Lidhjes së Arabe se për momentin nuk mund të premtojë miratimin e rezolutës për njohjen e opozitës. Sipas tij, njohja e opozitës varet nga vendet anëtare të Lidhjes Arabe. (Wang Xianya/Leftion Peristeri)