Ministria e Jashtme e Sirisë publikoi një komunikatë ku thuhet se nënshkrimi i këtij dokumenti është një pëpjekje e Sirisë për nxitjen e planit të të dërguarit të posaçëm të OKB-së Kofi Ananit. Opinioni publik është i mendimit se qeveria siriane ndoshta ka pranuar që OKB-ja të dërgojë më shumë vëzhgues në Siri.
Më 19 prill, sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta u shpreh në Uashington se tani gjendja e Sirisë është e ndërlikuar dhe veprimet e njëanëshme ushtarake që do të ndërmarrin SHBA-ja ose vendet e tjera, nuk janë mënyra efektive për zgjidhjen e problemit të Sirisë. (Du/Albana)