Misioni i propozuar ka si qëllim vendosjen e vëzhguesve në 10 vende në të gjithë Sirinë.
Ban Ki-mun ka kërkuar që të jenë 300 vëzhgues për misionin.
"Ky nuk është një vendim pa rrezik, por unë besoj se mund të kontribuojë për arritjen e një zgjidhjeje paqësore dhe në rrugë diplomatike, duke pasqyruar vullnetin e popullit sirian."
Deri tani vetëm një ekip paraprak vëzhguesish ndodhet në Siri për të monitoruar armëpushimin.
Ndërkohë, qeveria kineze ka shprehur gatishmërinë e saj për t'u bashkuar me misionin e vëzhgimit.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Liu Weimin.
"Ne jemi aktualisht duke studiuar mundësinë e dërgimit të vëzhguesve për misionin e Kombeve të Bashkuara."
Në të njëjtën kohë, OKB-ja dhe Siria kanë arritur një marrëveshje protokolli për zbarkimin e vëzhguesve në lidhje me armëpushimin e vendit.
Marrëveshja përshkruan funksionet e vëzhguesve si dhe përgjegjësitë e qeverisë siriane. (Albana)