Kina përkrah OKB-në t'i dërgojë Sirisë delegacionin vëzhgues dhe ekipin paraprak duke shprehur gatishmëri për pjesëmarrjen në punët përkatëse. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Liu Weimin bëri të ditur të premten në Pekin se pala kineze po konsultohet me Sekretariatin e OKB-së për punët konkrete.
Këshilli i Sigurimit miratoi këtë muaj një rezolutë, ku u vendos që para dislokimit të grupit të posaçëm të vëzhguesve në Siri, të dërgojë atje së pari një ekip paraprak me më pak se 30 vëzhgues ushtarakë të paarmatosur, që të krijojë lidhje me qeverinë siriane dhe me fraksionet opozitare si dhe të raportojë mbi gjendjen e zbatimit të armëpushimit nga palët e ndryshme. (Wang Lei/Albana)