Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Al Moualem tha se vendi i tij do të vazhdojë të zbatojë gjashtë propozimet e Kofi Ananit, sidomos pikat që flasin për armëpushimin dhe tërheqjen e trupave qeveritare, duke mirëpritur në të njëjtën kohë vëzhguesit e OKB-së.
Shefi i diplomacisë siriane e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës zyrtare në Kinë.
Walid Al Moualem tha se zbatimi i armëpushimit përputhet me interesat e qytetarëve. Ai premtoi se pas armëpushimit, qeveria siriane do të ndihmojë refugjatët të kthehen në vendlindje dhe të rindërtojnë banesat. (Jiang Lei/ Ardi Pulaj)